Liderët mbërrijnë në shesh, nis tubimi i PAN-it

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 15:20 | Nga

Liderët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, kanë mbërritur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, dhe rreth orës 15:30 ka nisur tubimi i madh i hapjes së fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Edhe përkundër raportimeve se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, nuk i kanë raportet e mira, janë parë duke ia shtrënguar njëri-tjetrit dorën, siç shihet edhe në fotot e bëra nga Ekonomia Online.

Disa medie kishin raportuar se Limaj mund të merrte pjesë fare në këtë tubim. Por, zyrtarët e Nismës kanë konfirmuar se Limaj edhe do të mbajë fjalim.

PDK-AAK-Nisma “bllokon” sheshin “Skënderbeu”

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka mbledhur qindra simpatizantë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku edhe pritet të nisë zyrtarisht fushatën.

Të ngjashme