PDK: Asnjë qeveri nuk guxon t’i prishë marrëdhëniet me ShBA-në

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për raportet Kosovë-SHBA, ka thënë se kjo parti i ka marrë me shqetësim paralajmërimet e ShBA-së për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova dhe ndaljen e ndihmave ekonomike.  Ai ka kërkuar që t’i hapet rrugë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, raporton Ekonomia Online.

“Dukë u bazuar në sjelljet dhe qasjet jo serioze të kryeministrit Kurti në këshillat miqësorë të SHBA-së, duke u bazuar në thirrjet diplomatike që të veprohet,  në bazë të këshillave të tyre në mënyrë që t’i hapet rrugë normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve. PDK si nënshtrues i kësaaj kërkesë i merr me shqetësim paralajmërimet e SHBA-së për tërheqjen e trupave dhe heqjen e fondeve nga Kosova. GP i PDK konsideron se Kosova në këtë fazë duhet të zhvillojë dialog në ndihmë me anëtarët e BE-së. Pas shpalljes së pavarësisë është konfirmuar përplasja e Amerikës dhe asnjë qeveri nuk guxon t’i prish këto raporte me SHBA”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme