PDK bëhet bashkë pas Konventës, Lladrovci: Na prifë e mbara

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

I pari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka publikuar fotografi me kryetarin e ri të PDK’së Memli Krasniqin, pas ditës së lodhshme duke u freksuar në një lokal.

Lladrovci ka thënë se i pret një punë e madhe dhe rikthimi i fuqishëm në zgjedhjet lokale edhe në komunat tjera të Kosovës.

“Na pret punë e madhe dhe rikthimi i fuqishëm në zgjedhjet lokale edhe në komunat tjera të Kosovës, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetar dhe Republikës së Kosovës, me zërin tonë të qartë, të sinqertë dhe të drejtë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Pas Konventës së jashtëzakonshme, zgjedhjes së kryetarit të ri, Memli Krasniqit, së bashku vazhduam pa protokoll, rekapitullimin e kësaj dite, për konventat e mëhershme dhe kujtimet që nga themelimi i PDK-së. Ditë sa e rëndë aq e domosdoshme për ecjen përpara. Shokët na mungojnë por ata nuk presin nga ne të ligemi.
Energjia e PDK-së, është e njohur për secilin që merret seriozisht me vlerat, kontributin dhe synimet e partive politike në vend, për kontributin e personaliteteve të saj gjatë shekullit të shkuar për çlirim dhe këto 22 vjet për shtetin dhe kombin.
Na pret punë e madhe dhe rikthimi i fuqishëm në zgjedhjet lokale edhe në komunat tjera të Kosovës, duke i konfirmuar kauzat e lidhura ngushtë me interesin qytetar dhe Republikës së Kosovës, me zërin tonë të qartë, të sinqertë dhe të drejtë. Këtë mund ta arrijmë vetëm të bashkuar, ashtu sikur ishim sot në Konventë.
Suksese Memli. Faleminderit prof. Enver. Na priftë e mbara!

Të ngjashme