PDK dënon ashpër sulmin ndaj Arbana Xharrës

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 10:46 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dënon ashpër sulmin qyqar ndaj Arbana Xharrës.

Përdorimi i dhunës si mjet politik, në këtë rast për të shuar guximin e atyre që ngrehin zërin kundër të keqes, ose edhe për të penguar bashkimin e të tjerëve në luftimin e saj, është një akt barbar dhe i patolerueshëm në një shoqëri demokratike.

“Sulmet qyqare dhe tinëzare ndaj një nëne, një gruaje dhe një gazetareje dhe aktivisteje publike, janë sulme të atyre që u pengon demokracia. Partia Demokratike e Kosovës apelon për qetësi dhe përmbajtje qytetare e politike”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që urgjentisht ta zbardhin rastin dhe sulmuesit e Arbana Xharrës t’i sjellin sa më shpejt para drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme