PDK dorëzon në Kushtetuese vendimet e qeverisë Kurti për cenim të lirisë së lëvizjes

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 16:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 Sot, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, vendime me të cilat PDK vlerëson se është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

“Ne e kemi pasur një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që ka treguar se vendimet e tilla të kufizimit të lirive nuk mund të merren nga Qeveria, por Kryeministri Kurti ka vendosur me vetëdije që ta vazhdojë shkeljen e Kushtetutes, tani nepermjet Ministrit te tij, z. Arben Vitia”, tha deputetja e PDK, Besa Ismaili.

“Bëhet fjale për vendimet që shkelin të drejtën e lirisë së lëvizjes nga Neni 35 i Kushtetutës së Kosovës, si e drejte e garantuar për qytetarët e Kosovës, si dhe Neni 55 i Kushtetutës, i cili shprehimisht përcakton se kufizimet e disa të drejtave të lirive të njeriut mund të bëhen vetëm me ligj”, tha ajo. Duke folur në emër të PDK, deputetja Ismaili ftoi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë kujdes në përballje me pandeminë me coronavirus.

“Lufta jonë ndaj pandemisë se COVID19 është e perbashkët, ashtu siç duhet të jete e përbashkët lufta jone për ruajtjen e parimeve demokratike te shtetit tone dhe respektimin e Kushtetues”, tha deputetja Ismaili.

Të ngjashme