PDK e AKR nënshkruajnë koalicion parazgjedhor në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

PDK e AKR kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor në Mitrovicë.

Këtë e bëri të ditur kandidati i PDK-së, Bedri Hamza në një postim në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.

Bashkë për Mitrovicën!

Të ngjashme