PDK e Nisma diskutojnë ashpër në mbledhjen e Qeverisë për rregullim e marrëdhënies së punës

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 15:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dokumenti i prezantuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica për rregullimin e fushës së Marrëdhënies së Punës ka shkaktuar diskutim në kabinetin qeveritar, përkatësisht mes ministrave të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.

I gjithë diskutimi filloi kur zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi tha se propozimi i Reçicës bart kosto të madhe buxhetore, kosto kjo e cila nuk është e parashikuar me buxhetin e vitit 2018.

Në mbrojtje të ministrit Reçica doli zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Në anën tjetër deputetët e PDK-së Besim Beqaj e Uran Ismaili ishin kundër këtij dokumenti.

Edhe pse në shumica e diskutimeve është bërë duke qenë mikrofonat e ndalur tensionet janë vërejtur në pamjet që transmetohen drejtpërdrejtë nga mbledhja e Qeverisë, raporton EO.

Përkundër kësaj, dokumenti i propozuar nga Reçica u votua nga kabineti qeveritar.

Të ngjashme