PDK e Prishtinës bëhet gati për Kuvendin Zgjedhor

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka njoftuar se bashkë me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, po bëjnë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë.

Përmes një statusi në Facebook, ku Ismaili postoi edhe fotografi me Veselin, ai tha se së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat e partisë.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Së bashku me Kryetarin Kadri Veseli po i bëjmë përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prishtinë. Me këtë proces demokratik do të kompletohet shtrirja e PDK-së në gjithë kryeqytetin.

Së shpejti do të konsolidohen në tërësi strukturat tona dhe do të fillojë një mobilizim i jashtëzakonshëm qytetar për platformën që do të zgjidhë problemet e qytetit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme