PDK: Fituesi në Prizren përcaktohet pas numërimit të mbi 1500 votave me kusht

Prizren | 19 Nën 2017 | 23:16 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, falenderojnë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.

PDK i falenderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, z. Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij.

Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj.

PDK u bën thirrje votuesve të saj që të tregojnë qytetari dhe të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme