PDK hap fushatën me të rinj në Prishtinë, Veseli i quan “forca e ndryshimit”

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 00:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur fushatën për zgjedhjet komunale, pikërisht në mesnatë, në një nga lokalet e kryeqytetit.

Në hapje ka marrë pjesë dhe kryetari i partisë, Kadri Veseli, i cili tha se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të nisur simbolikisht fushatën, për të dëshmuar se PDK-ja është partia e të rinjve.

“Më 22 tetor garojmë për të fituar, për qytetarin e Kosovës, në të gjitha komunat tona. Sonte jemi bashkërisht, së bashku me të rinjtë e komunës së Prishtinës, me kandidatët e Kuvendit Komunal për të treguar në rend të parë ‘Forcën e Ndryshimit’, që është në rend të parë tek të rinjtë”.

“PDK ka prirë gjithmonë me vizionin e vet inovator në mënyrë që të ecim përpara, për të mirën e qytetarëve dhe të mirën e vendit tonë. PDK asnjëherë nuk ka hezituar që të marrë përgjegjësitë e veta që bashkërisht të ndryshojë edhe vetveten”, iu tha Veseli, të mbledhurve në restorantin “Collection”.

“Jemi parti që i kemi dhënë hapësirë të rinjve dhe grave. Në zgjedhjet e 22 tetorit kandidojmë me tri kandidate femra… Iu urojmë këtyre kandidatëve përparësi dhe suksese”.

Më pas, Veseli ka numëruar me rend komunat ku presin fitore të “Forcës së Ndryshimit”, i cili sot u bë e ditur se do të jetë slogani i PDK-së për këto zgjedhje.

Ai përmendi Prizrenin, Gjilanin, Podujevën, Prishtinën, Suharekën, Kamenicën… vazhdoi duke thënë se do të luftojnë denjësisht dhe ta fitojnë edhe Hanin e Elezit.

“Mos të harrojmë dhe Dragashin e Vitinë, Kaçanikun… Në Vushtrri do të vazhdojmë rrugën e fitores, në të njëjtën kohë me komunat e tjera si Shtimen e jashtëzakonshme, e cila për 18 vite ka qenë me ne, denjësisht. Do të vazhdojmë investimet në të gjitha këto komuna”, ka shtuar Veseli.

Kryetari i PDK-së shoqërohej nga kandidati e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, të rinj të PDK-së dhe kandidatë për Kuvend Komunal të Prishtinës.

Të ngjashme