PDK i ka minus mbi 49 mijë euro në vitin 2021

Prishtinë | 24 Tet 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës i ka minus 49 mijë e 537 euro e 49 centë.

Kështu thotë raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, PDK-ja i ka të hyra 823 mijë e 68 euro e 23 centë.

Ndërkaq partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ka shpenzime në vlerë 872 mijë e 605 euro e 65 centë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme i ka publikuar raportet financiare të paaudituara të partive politike.

Këto raporte vlejnë për vitin 2021.

Të ngjashme