PDK: I pavërtetë lajmi se Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar lajmin e publikuar në një media në Shqipëri se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara, përcjell Ekonomia Online.

“Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Nënkryetari Haliti konfirmon zyrtarisht se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake”, thuhet më tutje.

Të ngjashme