PDK i’a merr njeriun e fortë AAK-së në Suharekë

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka njoftuar se sot në partinë e tij ka aderuar ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, i cili ishte pjesë e strukturave të AAK-së.

Zenel Zekolli vjen nga fshati Bllacë komuna e Suharekës, ku gjatë luftës ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Zenel Zekolli ishte kandidat për Asamblen Komunale në Prizren në listën e AAK-së.

Ndërkaq sot kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka njoftuar se Zekolli ka kaluar në PDK.

“Ish-komandanti i UÇK’së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK’së, iu bashkua familjes sonë politike. Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë”, ka njoftuar Veseli në Facebook.

Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK-së, iu bashkua familjes sonë politike.Zeneli…

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 25. September 2019


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme