PDK ia renditi 100 dështime Kurtit, zëdhënësi i Qeverisë del i lexon

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu është parë duke lexuar 100 dështimet e qeverisë Kurti që sot i ka vënë gjatë një aksioni Partia Demokratike, raporton Gazeta Express.

PDK përmes një aksioni i ka përmbledhur sot në një listë 100 dështimet që sipas tyre i ka bërë në 100 ditë qeverisje, ekzekutivi në krye me Albin Kurtin.

E kjo listë e PD-së me gjasë i ka bërë përshtypje zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut.

Pasi që doli nga puna, ai është parë duke e lexuar listën e dështimeve.

Të ngjashme