PDK: Incidentet po shaktohen nga “partitë e vogla”

Drenas | 04 Dhj 2016 | 18:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Drenas thotë se pasdite kanë filluar disa incidente të vogla, që sipas kësaj partie, po shkaktohen nga “partitë e vogla”.

Përfaqësuesi i PDK-së, Betim Berisha, në një konferencë për medie ka akuzuar partitë tjera për blerje votash.

“Unë i ftoj qytetarët e Drenasit siç kanë votuar çdo herë edhe kësaj herë të votojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe t’i bindim gjithë opinionin demokratik se Drenasi di të votojë dhe do të votojë qetë”, tha Berisha.

Sipas tij, Drenasi është mbushur me aktivistë nga Malisheva dhe Mitrovica. Sikur dihet, Komuna e Malishevës udhëhiqet nga Nisma, kur Mitrovica nga AKR-ja dhe aludimi i Berishës duket të jetë në këto dy parti.

“PDK-ja është e sigurt se do të jetë fitimtare në këto zgjedhje, mirëpo i fton të gjithë qytetarët e Drenasit pa dallime partiake që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, u shpreh Berisha.

Ai tha se partitë e tjera i ka kapur paniku. “Unë bëj apel vëzhguesve dhe komisionerëve që ta ruajnë votën e qytetarit ashtu siç ata e kanë ruajtur çdo herë dhe ashtu siç kanë ditë të përmbyllin procesin zgjedhor”.

Sipas tij, incidentet nuk janë nxitur në asnjë rasat nga komisionerë të PDK-së, as nga qytetarë të komunës së Drenasit, por “nga të ardhurit”.

Të ngjashme