PDK: Informatë rreth përgatitjeve të Konventës zgjedhore, rregullat statutare për kandidatët dhe mbarëvajtja e procesit

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik.

Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E Enjte) ora 17h.

Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike.

Grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës.

Pas formalizimit të kandidaturave, një ditë para mbajtjes së Konventës, do të organizohet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me përgatitjet që janë bërë, rregullat statutare dhe agjendën e ditës zgjedhore të Konventës.

Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për tu kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, z. Betim Gjosh

Të ngjashme