PDK-ja deklarohet për postin e kryetarit të Kuvendit

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 19:32 | Nga

Në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë PDK-së.

Por, tani për tani ende nuk dihet, nëse institucionin më të lartë legjislativ në vend do ta drejtoj sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Indeksonline, ka provuar të bisedoje me dy nënkryetarët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Hajredin Kuçi, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit.

 

Në anën tjetër, ish deputeti i këtij subjekti në legjislaturën e kaluar, Hajdar Beqa ka thënë se ky post padyshim do t’i takojë PDK-së. Duke shtuar se nëse Veseli dëshiron të udhëheq me Kuvendin edhe një mandat, atëherë kjo do të ndodhë.

“Në bazë të marrëveshjes me partnerët e koalicionit, atëherë sigurisht neve na takon posti i kryetarit të Kuvendit. Ne nuk kemi biseduar, por varët nga kryetari i partisë tonë. Nëse pranon ai, ne ma kënaqësi do ta mbështesim”, ka thënë Beqa për Indeksonline.

Zyrtari i lartë i PDK-së nuk pret ngërç në formimin e institucioneve. Institucionet, sipas tij, do t’i formoi PAN-i konform rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

PDK-ja në legjislaturën e kaluar ka pasur 36 deputetë. Ndërsa, në këto zgjedhje kjo parti do të ketë numër më të vogël të ligjvënësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme