PDK-ja dhe Nisma i kërkojnë Presidentit emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 11:10 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga President, raporton Ekonomia Online.

Deputeti nga PDK, Elmi Reçica, ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që sa më parë ti emëroj anëtarët e KQZ-së.

“PDK është e interesua që ky institucion të jetë sa më parë funksional, sa më parë të emërohen anëtaret e KQZ. Ne kërkojmë që presidenti sa më parë t’i emëroj anëtarët e KQZ-së sipas kushtetues së  Kosovë dhe të vijë në funksion sa më parë ky institucion.  Ne si PDK jemi dëmtuar më së shumti nga kjo gjendje sepse e kemi një deputet që është duke pritur të emërohet. Mendojmë se çdo vonesë është e dëmshme për këtë institucion. De funksionalizimi i KQZ është i pakuptimtë përderisa sa nuk ka ndonjë vendim”, tha ai.

Deputeti Bilall Sherifi nga NISMA, ka kërkuar që sa më shpejt të zgjidhet jo çështje e të emërohen anëtarët e KQZ-së.

“I bëj ftesë publike sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje e të vendos ai sepse është i detyruar. Unë mendoj se duhet vendos që 6 grupe parlamentare nga 1 anëtar dhe nëse janë të pakënaqura atëherë duhet të vendos Gjykata Kushtetuese”, tha Sherfi.

Të ngjashme