PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare financiare nesër në seancë

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 17:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë vlerën e më shumë se 300 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do të votojë pro për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjeve, që sipas Qeverisë ishin konsideruar të domosdoshme.

“PDK-ja është opozitë e Qeverisë, mirëpo kemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se s’jemi opozitë e shtetit dhe interesit të qytetarëve të Kosovës. Kemi diskutuar brenda strukturave, por tani përfunduam edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe kemi vendosur të përkrahim dhe votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që do të jenë në rend dite në Kuvendin e Kosovës. I përkrahim pa kushtëzime”, ka thënë ai duke paralajmëruar votimin pro për seancën e ardhshme.

“Gjendja shëndetësorë dhe ekonomike është shqetësuese dhe nëse nuk merren masat gjendja do të përkeqësohet”.

Hamza theksoi se janë në  korrik dhe ende qeveria nuk ka dhënë mendimin e vet për këto ligje, ku bizneset janë në gjendje të vështirë.

Ai shtoi se për zbatimin dhe përkrahjen e bizneseve kërkojnë ndryshime ligjore sepse nuk mund të procedohen pagesat që janë premtuar.

“Deri më tash as qeveria e kaluar dhe as sot skanë gjetur rrugën se si të veprohet në këtë situatë.Sikur të ishte përkrahur pakoja nga PDK bizneset dhe të gjitha të tjerat do të ishin në gjendje tjetër”.

Votimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme në dy seancat e fundit.


Të ngjashme