PDK-ja e cakton zëvendësin e Kadri Veselit

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës, ka përcaktuar Enver Hoxhajn, si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK-ja e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

Ekonomia Online merr vesh se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK-në prej vitit 2015, kur Thaçi u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit për t’u nisur për Hagë.

Të ngjashme