PDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në: Po shtrihet ndikimi i politikës në gjyqësor

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 09:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) i cili është miratuar në Kuvend ditë më parë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë para gazetarëve pas dorëzimit, se ky ligj cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe shtrin ndikimin e politikës në KPK.

“Asnjëherë nuk kemi pasur një tendencë kaq të qartë të kapet një sistem të tërë prokurorial siç ka ndodhur me miratimin e fundit të ligjit nga mazhoranca e drejtuar nga Vetëvendosje. Ky ligj bie ndesh me 6 nene të Kushtetutës. Besojmë plotësisht që argumentimet që i ka sjellë PDK-ja, në draftin që e kemi dorëzuar në ankesën tonë, konsiderojmë që është një bazë e mjaftueshme për ta nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, në mes të dy leximeve po ashtu nuk janë marrë parasysh në tërësi edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ajo që e degradon plotësisht KPK-në është prezenca e njerëzve të politikës. Ju e dini që tashmë ka ndryshuar edhe përbërja e Këshillit me ligj të ri, vendimmarrja është e varur direkt nga prezenca e njerëzve të politikës që dërgohen përmes Kuvendit. Tashmë ka degraduar komplet, tashmë edhe një zyrtar që i ka kryer nja 7-8 vjet pune si zyrtar mund të bëhet anëtar i KPK-së. Vendimmarrja e KPK-së është direkt e varur nga politika, pra KPK-ja me ligj të ri nuk mund të ketë as kuorum as vendimmarrje në zgjedhjen e drejtuesve të pozitave të larta, pa pjesëmarrjen e njerëzve të politikës që dërgon mazhoranca – Kuvendi”, ka deklaruar Tahiri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme