PDK-ja e lëshon sallën e kuvendit, shkak pjesëmarrja në varrimin e babait të Kadri Veselit

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit për arsye të varrimit të babait të ish kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Në fjalën e saj, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra tha se arsyeja se pse deputetët e kësaj partie po e lëshojnë sallën është pjesëmarrja në varrimit e Fazli Veselit – babai i Kadri Veselit.

“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ku për shkak të varrimit të babait të ish kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshoj sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, është shprehur Deliu – Kodra

Të ngjashme