PDK-ja e mobilizuar për fitore të Sokol Bashotës pa balotazh

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 20:40 | Nga

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli, bashkë më nënkryetarët Bajrush Xhemajli e Rexhep Hoti, sot kanë bashkëbiseduar rreth zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, më strukturat udhëheqës të degës së kësaj partie në Komunën e Klinës, kryesinë e degës, Këshillin Drejtues, kryesinë e Gruas Demokratike, anëtarët e Rinisë Demokratike dhe kandidatët për Kuvend të Komunës së Klinës.

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, tha se në takimet që kemi pasur më strukturat udhëheqëse të nëndegëve kemi gjetur një frymë mobilizuese dhe në këto zgjedhje hyjmë më të organizuar se çdo herë tjetër dhe të të gjithë është bindja se do të kemi fitoren e radhës, kësaj here pa balotazh.

“Lista jonë është më e kompletuara, gjithë përfshirëse, është një ekip fitues. PDK-ja tashmë ka krijuar fizionominë e saj të qëndrueshme dhe gjithë kandidatët e tjerë të subjekteve tjera e dinë epilogun e zgjedhjeve, e dinë se fitorja është e PDK-së.

Kemi gjetur mbështetje në terren dhe besojmë në fitoren e radhës e cila do të jetë edhe më e fuqishme. Puna e ekzekutivit për këto dhjetë vite është shumë e madhe dhe ka plotësuar shumë nevoja të qytetarëve.

Klina ka arritur investime të prekshme që i dinë gjithë qytetarët e Klinës. 9 shkolla të reja, 1 çerdhe, zyra të vendit, 16 mijë metra me shumë në infrastrukturë shkollore moderne. 250 km asfalt për dhjetë vite. Mbi 25 vend-punishte i kemi aktualisht. Për këtë kemi pasur edhe mbështetjen e PDK-së në nivel qendror. Me besimin, punën dhe angazhimin e juaj besoj se do të dalim faqebardhë me 22 tetor”, tha ndër të tjera Bashota, sipas të cilit suksesi është i përbashkët me strukturat e degës, kryesinë, këshillin drejtues, rininë dhe gruan demokratike.

Ndërsa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se beson në fitoren e Bashotës pa balotazh falë punës që ka bërë ai gjatë këtyre dhjetë viteve si dhe angazhimit të gjitha strukturave të degës.

“Të gjitha argumentet janë në anën tonë që me 22 tetor të fitojmë pa balotazh. Apeloj për angazhim të përgjithshëm për fitoren e radhës. Fitorja e radhës së PDK-së varet nga ju që e keni mbështetur PDK-në që nga themelimi”, tha Veseli i cili premtoi se do të mbështet çdo projekt që vije nga komuna e Klinës me kryetar Sokol Bashotën. Fitorja e Bashotës sipas Veselit i bënë nder Klinës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme