PDK-ja ende s’ka vendosur nëse do ta votojë mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PKD) ende nuk ka marrë vendim nëse do të votojë mocionin e LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë, Kurti, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se mbete që organet e partisë të marrin vendim nëse do të japin votat për mocionin.

Bytyqi thotë se PDK-ja është duke e përcjell më shqetësim këtë situatë.

“Partia Demokratike e Kosovës është duke përcjell me shqetësim situatën dhe ne shumë shpejt do ta kemi edhe një qëndrim zyrtar pasi që jemi duke diskutuar me të gjitha nivelet e partisë dhe është një situatë e pakëndshme dhe sigurisht për PDK-në edhe një situatë ku interesi i qytetarëve është mbi të gjitha dhe është përtej politikës dhe kalkulimeve që ndodhin zakonisht në këto rrethana andaj në përputhje me këtë parim nde do të marrim shumë shpejt një qëndrim dhe do të dalim me një qëndrim zyrtar se si do të jetë sjellja e saj karshi kësaj situate”.

“PDK do të shqyrtoj në të gjitha nivelet përpos mocionit dhe opsioneve të tjera mirëpo në këtë rast unë besoj që PDK do të flet qartë se si do të dukët qëndrimi ynë karshi kësaj situate andaj shumë shpejt do të dalim me një qëndrim”.

Sipas tij, në kohën kur qyetatrët po përballen me përhapjen e Coronavirusit, është krijuar edhe një krizë e tjetër jo e natyrshme.

Kjo tha ai është ikje e përgjegjësisë nga ana e Kurtit, por edhe anëtarëve tjerë të koalicionit.

“Për fat të keq kjo Qeveri në rrethana të më të këqija për qytetarët e këtij e vendit ku shumica janë duke u ballafaquar me pandeminë e Covid-19, kjo qeveria ka vendosur që ta hap një  krizë tjetër dhe ajo është më shumë e natyrës më shumë politike dhe për ne natyrisht ka qenë e pritur se në ditët e para është parë që koalicioni ndërmjet VV-së dhe LDK-së ka qenë jo i natyrshëm dhe jo funksional sidomos koha që ka marr deri sa është formuar kjo Qeveri”.

“…mirëpo në anën tjetër ne shohim si bishtnim dhe ikje të përgjegjësisë që ka Kurti karshi këtyre qytetarëve, por edhe anëtarëve të tjerë të koalicionit qeverisës që kanë zgjedhur këtë momentum më të keq të mundshëm që të hapin edhe një krizë tjetër ku qytetarët dhe bizneset të cilat janë mbyllur dhe gjitha kategoritë tjera presin mbështetje më të madhe nga qeveria për ta kaluar situatën”.

Bytyqi thotë se vendi është duke u ballafaquar me probleme të mëdha, prandaj edhe duhet që të veprohet shpejt në këtë drejtim.

“Tani më ju e dini situatën që janë disa forma kur ndodh votëbesimi në rast se kalon dhe shkarkohet një qeveri dhe ka disa mënyra që të vazhdohet jeta politike në Kosovë ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme ose vazhdohet me një qeveri tjetër, por ne në këtë fazë është shumë herët të flitet për këto çështje sepse ky është mendimi jonë i fundit në këto rrethana për arsye se Kosova me të vërtet është duke u ballafaquar me probleme të mëdha andaj ne jemi tu analizuar situatën dhe shumë shpejt do të japim një qëndrim edhe karshi kësaj teme”.

Gjatë ditës kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka marrë mbështetjen e AAK-së dhe Nismës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ku edhe vet ishte pjesë.

Të ngjashme