PDK-ja gati për zgjedhjen e kryetarit – Gjoshi: Mund të këtë edhe kandidatë të tjerë përveç Krasniqit

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për mbajtjen e Konventës së 10-të ku do të zgjedhet kryetari i ri, raporton Ekonomia Online.

Kandidat i vetëm për këtë pozitë është Memli Krasniqi, por që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë ka bërë të ditur në një konferencë për medie, Betim Gjoshi nga kjo parti.

Sipas tij, nëse dikush shpreh gatishmërinë të kandidohet i mbetet delegatëve të vendosin nëse do ta lejojnë një gjë të tillë.

Ai më tej ka shtuar se edhe për mënyrën e votimit do të vendoset gjatë punimve dhe se në rënd ditë jenë 16 pika.

Në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së d të marrin pjesë 794 delegatë.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

Kjo është hera e parë që Partia Demokratike e Kosovës, mban konventën zgjedhore pa praninë e dy ish-liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.

Të ngjashme