PDK-ja i fton Grupet Parlamentare ta dërgojnë në Kushtetuese vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë në seancë të Kuvendit se shkarkimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka nga presidentja Vjosa Osmani është anti kushtetues dhe autoritar në shërbim të Vetëvendosjes.

Ajo ftoi të gjitha Grupet Parlamentare që ti japin nënshkrimet e deputetëve dhe paralajmëroi dërgimin e këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Deputeti nga LDK-ja Driton Selmanaj tha se presidentja Osmani me shkarkimin e Dakës ka dëmtuar pavarësinë e institucioneve.

“Presidentja e mazhornacës në vend që të kujdeset ajo ka zgjedh që të dëmtojë pavarësinë e institucioneve. Garancitë kushtetuese nuk guxon t’i cenoj askush”.

Fjalimi i plotë i Blerta Deliu-Kodra:

Të nderuar kolegë deputet Qytetarë te Kosovës Me shqetësim të madh kemi ndjekur zhvillimet e fundit ne vend e veqanërisht vendimin e presidentes Osmani për shkarkim të kryesueses së Komisionit Qëndror Zgjedhor znj Valdete Daka.

Partia Demokratike e Kosovës këtë vendim e konsideron si tendencë për një qeverisje autoritare e cila provon që të vë kontroll në të gjitha insititucionet kyçe. Shkarkimi është politik i cili godet rëndë demokracinë dhe cenon institucionet e pavarura kushtetuese të vendit. Për më tepër shkarkimi i kryesueses së KQZ nga presidenca po bëhet pas zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike në vend dhe pas një vlerësimi pozitiv të këtij institucioni nga të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar.

Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë, ndërkohë që KQZ në këtë fazë të përgatitjes së zgjedhjeve më shumë se asnjëherë më parë ka pasur nevojë për stabilitet. Parti Demokratike e Kosovës, konsideron se shkarkimi është krykëput shkarkim politik që ka për qëllim kapjen e institucioneve. Pra, presidentja Vjosa Osmani me këtë vendim ka shkelur Kushtetutën duke zbatuar urdhrin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta kapur edhe një institucion të pavarur kushtetues të Kosovës siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dua të kujtoi se Valdete Daka si grua në krye të një institucioni të rëndesishëm, si garant për demokracinë, është sulmuar në menyrën më vulgare nga dy eksponentët e Vv-së në Kqz.

Nga jashtë është intimiduar nga krerët e zyrtarët e Vv-së dhe gjithandej Kosovës është kërcënuar personalisht e familjarisht nga aktivistët e Vetëvendosjes. Presidentja, në vend se ta deshmojë forcë për mbrojtjen e një gruaje me integritet, ajo doli në anën e kundërt, duke u bërë pjesë e një grupi politik, me çasje autoritare që intimidon, linçon e persekuton njerëz vetëm pse nuk mendojnë si këta.

Kjo flet më së miri për dhunën politike që ka nisur ta ushtrojë qeveria e Albin Kurtit nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani për goditjen e perditshme ndaj institucioneve të pavarura dhe për kapjen e tyre. Skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh ku presidentja e njëanshme Vjosa Osmani nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe të koalicionit VAKAT, duke synuar zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit.

PDK fton të gjitha Ambasadat e Vendeve mike të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë. PDK i ka gati të gjitha nënshkrimet e deputetëve të saj dhe ftojmë edhe grupet tjera parlamentare që të na bashkohen dhe ta dërgojmë kë vendim të presidentes në Gjykatën Kushtetuese.

Të ngjashme