PDK-ja i kërkon VV-së votën për Projektligjin për Pensionet e policëve: Siguria e vendit s’i takon asnjë partie

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 12:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është shprehur e bindur se Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor do të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas marrjes së “aminit” nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, propozuesja e këtij Projektligji, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ftoi të gjithë ekspertët e fushës që të kontribuojnë.

Ajo ftoi edhe opozitë ta votojë Ligjin, duke bërë alpe që të ketë debate konstruktive e përmbajtjesore të cilat do të ndihmojnë Policinë e Kosovës, sepse sipas saj, siguria e vendit nuk i takon asnjë partie politike.

“Ftoj të gjithë ekspertët dhe njohësit e fushës që të bëhen pjesë e këtij ligji, në mënyrë që ta kemi një ligj sa më të mirë për pensionimin e policëve të Kosovës, një ligj të impelemtueshëm, një ligj i cili iu garanton pensionim të dinjitetshëm Policisë së Kosovës”.

“Sot kur siguria globale është në pikëpyetje, më shumë se kurrë Policisë së Kosovës i duhet një ligj i tillë, prandaj uroj dhe shpresoj që edhe në seancë kur të diskutohet ky Ligj mos të ketë debate pozitë e opozitë por të ketë debate konstruktive, debate përmbajtjesore të cilat do të ndihmojnë Policinë e Kosovës, sepse siguria e vendit nuk i takon asnjë partie politike”, tha Musliu.

E deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se janë të gatshëm që brenda afateve kohore ndërmjet dy leximeve, t’i presin komentet, qoftë nga sindikatat apo nga kushdo qoftë.

“Meqenëse sot më shumë se kurrë është nevoja që ky ligj të kalojë në Kuvend. Në komision e diskutuam që ky Ligj ka ndikime buxhetore që është e vërtetë dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm që edhe po të deshëm ne, nuk mund të bëhet përnjëherë mirëpo duhet të bëhet në mënyrë graduale, pra edhe procesi i rekrutimit kërkon një kohë, dhe dinamikat janë të tilla që ne poashtu do të jemi shumë fleksibil edhe në propozimin që mund të na vijë në afatet kohorë ndërmjet dy leximeve”.

Për kalimin e këtij Ligji, u shpreh edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hisen Berisha. Ai e quajti shumë të nevojshëm kalimin e këtij Ligji në Kuvendin e Kosovës, raporton EO.

“Nuk duhet harruar që komponenta më kyçe në vendin tonë për sigurinë e vendit është Policia e Kosovës me të gjitha kategoritë e forcave që kanë brenda. Kushtet e tyre të punës janë evidente, pra nuk janë të atij niveli siç duhet me qenë, pastaj janë kategoritë specifike siç e kam theksuar edhe në Komision, sepse potenciali i tyre më i madh ka ardhur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra janë njerëz që e kanë arrit një moshë e që fillon me dhënë efektet e saja në shëndetin e tyre, prandaj ka qenë domosdoshmëri që të ketë një ligj i cili e mundëson pensionimin e parakohshëm, atë invalidor por edhe pensionimin e rregullt në moshë më të reduktueshëm sesa është pensionimi i Shërbyesve civil”, u shpreh Berisha.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme