PDK-ja kërkon vendim urgjent për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Kosovës të merr vendim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Bekim Haxhiu, ka thënë se ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të vecantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesave të infermirëve. Poashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve të tjerë shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përballjes me pandeminë”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme