PDK-ja komenton deklaratën e Kurtit për Ekip Negociator: Ai ka të drejtë të merret vetëm me pandeminë

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 14:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk mundet që të propozojë Ekip Negociator, raporton Ekonomia Online.  Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kurti është shumë joserioz dhe nuk tani ai mundet të merret vetëm me pandeminë e Coronavirusit dhe asgjë tjetër.  

“Kryeministri tashmë është krejtësisht joserioz. Kryeministër e ka emerin por ai është vetëm kujdestar i qeverisë deri të bëhet një kryeministror i vërtetë.  Kryeministër i vërtetë është ai që e ka besimin e 61 deputetëve, ky nuk e ka dhe si  tillë nuk ka kurrfarë përgjegjësisë të merret me gjëra të tilla”.

“Një kryeministër i cili është i dorëhequr sepse ashtu konsiderohet edhe i shkarkuar sipas Kushtetutës, thjesht duhet të pres deri sa të vijë kryeministri i ardhshëm dhe mundësisht të merret vetëm me çështje të cilat kanë të bëjnë me minimumin e e nevojshëm të kapacitetit ekzekutiv e në situatën tonë aktuale të merret veç me pandeminë. Obligimet që i ka në lidhje me pandeminë duhet të jenë preokupimi i tij, nuk ka asgjë tjetër të cilën kryeministria ka të drejtë të merret”, tha Krasniqi.  

Ditë me parë Kurti ka thënë se si kryeministër është  i obliguar sipas Kushtetutës që të themelojë dhe udhëheq ekipin negociator për dialogun. Kurti ka treguar se përbërja e ekipit do të jetë: 1. Albin Kurti –  Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator, 2. Hashim Thaçi – President, anëtar 3. Vjosa Osmani  – Kryetare e Kuvendit, anëtare 4.  Përfaqësuesi i LVV, anëtar, 5. Përfaqësuesi i LDK, anëtar, 6. Përfaqësuesi i PDK, anëtar, 7. Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar , 8. Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar, 9. Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar ,10. Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar.

Të ngjashme