PDK: Mungesa shumëvjeçare e investimeve në çerdhe dhe shkolla rëndoi jetën e prindërve në Prishtinë

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur për mungesën shumëvjecare të investimeve në cerdhe dhe shkolla në Prishtinë nga qeverisjet e deritanishme të kryeqytetit.

Blerand Stavileci nga rradhët e PDK-së tha se arsimi i degraduar në vazhdimësi është shndërruar në brengën kryesore të familjeve tona.

“Si pasojë e mungesës së vizionit dhe mosmenaxhimit e realizimit efikas të buxhetit, arsimi po degradohet dhe është shndërruar në brengën kryesore të familjeve tona. Pasiguri e dilema të shumta nga cilësia e mësimit e deri te siguria fizike e fëmijëve tanë po e përcjellin secilën familje prishtinase.

Stavileci poashtu shtoi se qeveritë e deritanishme të Kryeqytetit pra partia e Vetëvendosjes dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shndërruar në pengesën kryesore të arsimit.

“Qeverisjet lokale të dy partive në pushtet, Partisë Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, jo vetëm që nuk po kanë vizion, dije, guxim e energji për t’i çuar proceset përpara dhe për ta përmirësuar arsimin, por ato janë shndërruar në pengesën kryesore të kësaj fushe, duke e degraduar në të gjitha format dhe nivelet, me çka po rrezikohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Tërësisht e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi gjithë këto nevoja për investime e komunës t’i teprojnë nga 20 milionë euro në vit, ndërkaq Qeveria ta shkurtojë për afro 12 milionë euro buxhetin për arsim.”

Ndërkaq Deputetja nga rradhët e PDK’së, Ariana Musliu – Shoshi, foli rreth politizimit të institucioneve arsimore në Komunën e Prishtinës, vonesën në organizimin dhe përgatitjen e objekteve shkollore, menaxhimin e dobët dhe mungesën e ndarjes së fondeve për përballje me pandeminë COVID19.

Deputetja, Musliu-Shoshi potencoi se përzgjedhje e drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave po bëhet në kundërshtim me ligjin duke mos u respektuar parimi i meritokracisë duke i nënshtruar të barabartë në konkurse.

“Problem është edhe mospërzgjedhja e drejtorëve dhe zv.drejtorëve me konkurs nëpër shkolla, por vazhdojnë vetëm me emërime që disa vite, dhe kjo është në shpërputhje me ligjin”

Deputetja, Musliu-Shoshi shtoi se qeverisjet e deritanishme lokale nuk kanë bërë asgjë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të vecanta dhe barrën e madhe që kanë këto familje për shkollimin dhe mbështetjen ndaj tyre.

“Kemi drejtorë të cilët nuk i pranojne fare në shkollë dhe kemi një sistem në komunën e Prishtinës që përkundër financimit që merr nga ministria për të siguruar nga një asistent për këta fëmijë në shkollë ata nuk e bëjnë, dhe aq më keq nuk e dijmë se për çka shpenzohen këto fonde. Janë familjet që vazhdojnë të paguajnë asistencën për fëmijët – shtoja këtu edhe shpenzimet tjera që kanë për shëndetin e tyre. Këta fëmijë janë pjesë e çmuar e shoqërise tonë dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet, përkushtim dhe respekt nga komuna dhe shteti. “

Lexo më shumë:

Të ngjashme