PDK-ja kundër ndryshimit “me urgjencë” të Ligjit për Zgjedhje

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 15:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja kundërshton mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, pasi siç thotë ai kjo çështje ka nevojë për një debat më të gjerë për arritjen e një ndryshimi substancial, raporton Ekonomia Online.

Hamza, i cili e lëshoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se Qeveria duhet të merrej me prioritete të tjera, siç janë sigurimi i vaksinave dhe rimëkëmbja e ekonomisë.

“Ne e bëmë të qartë që kjo është temë e rëndësishme, por do një përfshirje më të madhe të institucioneve”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, me të cilin ia mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Analistët dhe opozita kanë paralajmëruar se dërgimi me urgjencë i Ligjit për Zgjedhje tregon se VV po përgatitet ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja, pasi që as nuk është munduar “të kërkojë” vota nga partitë e tjera shqiptare për zgjedhjen e presidentit.

Të ngjashme