PDK-ja kundër propozimit për pagën minimale, Lushtaku: Po bëhet dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se me Projektligjin për pagën minimale po bëhet dëm i madh tek kategoritë e caktuara, raporton Ekonomia Online.

Si i tillë, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk e voton këtë propozim të Qeverisë.

“Në këtë projektligj nuk do ta ndryshojmë se bënë ndryshimin e një numër të ligjeve që prek individ të caktuar. Ku si VV dhe Qeveria Kurti e dimë që keni harru dialogun social. Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës. E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”, tha ai.

Të ngjashme