PDK-ja mban kuvendin zgjedhor në Lipjan, garë e fortë për kryetar

Lipjan | 31 Mar 2019 | 15:35 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës po mban sot kuvendin zgjedhor në Lipjan. Fitim Selimi, Florent Hoxha, Hyzer Rizani dhe Lulzim Rrustemi kanë shpallur kandidaturën për kryetar të degës.

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami gjatë fjalimit të tij kur edhe po mbahej kuvendi zgjedhor, tha se PDK-ja ndodhet në një momentum shumë të rëndësishëm të zhvillimit të saj të brendshëm, ku zgjedhjet e brendshme të këtij viti do e forcojnë Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sot keni një kuvend zgjedhor i cili duhet të jetë një kuvend festiv, një kuvend ku ju duhet zgjedhni udhëheqjen e juaj dhe kjo udhëheqje pas këtij kuvendi duhet të krijojë një lidership të fortë e të bashkuar që të punon bashkë dhe të ktheni Lipjanin në radhën e komunave fituese të PDK-së dhe të kontriboni edhe në fitoret e reja të partisë demokratike, PDK ndodhet në një momentum shumë të rëndësishëm të zhvillimit të saj të brendshëm, këto zgjedhje në partinë demokratike të Kosovës do të konsolidojnë partinë demokratik të Kosoës, do e forcojnë atë”.

“Ky momentum i zgjedhjeve në Lipjan e degë të tjera dhe konventave të përgjithshme janë një përgatitje e përgjithshme e PDK-së për sfidat që na presin në udhëheqjen dhe qeverisjen e vendit dhe jam i sigurt që këto sfida do ti kalojmë”, tha Bajrami.

Ish-ministri Ramë Buja, një nga themeluesit e PDK-së, por që kohët e fundit nuk ka qenë aktivisht i angazhuar në parti, tha se secili kandidat i cili do ta fitojë garën për të parin e PDK-së në degën e Lipjanit, të tjerët do t’i ketë mbrapa.

“Neve si popull po na mungon dashnia, nëse e kemi dashninë për vendin do e bëjmë të mirën, unë gjithmonë kam qenë i sigurtë që ata të cilët e kanë ecjen për realizimin e të mirës së përbashkët, janë prezent gjithmonë.

“Me ndjenjën më fisnike sot iu përshndes shumë dhe këtë garën 4-she për kryetarë e kam kuptuar shumë pozitivisht sepse aty ku ka garë ka sukses dhe unë jam i vetëdijshë që secili që do fitojë, të tjerët do i shkojnë mbrapa, sepse fitorja nuk mund të sillet ndryshe”, tha Buja

E Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Kosovës po i mungon demokratizimi dhe se partia e cila do e bëjë Kosovën demokratike, do jetë pikërisht PDK-ja.

“Përzgjedhja e juaj është një nder i madh që iu është bërë juve personalisht por edhe një fuqizim i mirë për PDK-në. Anë e kënd Republikës së Kosovës jemi duke bërë zgjedhjet në PDK, me entuziazëm duhet ta them se kemi një pjesëmarrje jashtëzakonisht të mirë të njerëzve që po marrin pjesë në zgjedhjet tona dhe po bëjnë një garë ferë demokratike, keni pasë një fat të mirë ose jo bash të mirë që i kemi bërë disa rregulla jo bash të lehta dhe në fillim ato rregulla kanë kërku pak me shënu emër mbiemër, adresë dhe kështu me radhë dhe çka kemi dashur është që duke e demokratizu PDK-në me e demokratizu Kosovën. Nuk ka Kosovë demokratike dhe demokratizimi më i parë dhe i fuqishëm duhet të jetë te parita më e madhe dhe ajo jemi ne.”

Sipas Kuçit, motoja e Partisë Demokratike të Kosovës – Dekada e Re, e ka një kuptim dhe ai kuptim sipas tij ndahet në dy dekada, ajo e lirisë dhe pavarësisë.

“Kosova e ka një të mirë dhe këta që janë të burgosur politkë, këta që janë luftëtarë por edhe të tjerët e dijnë, Kosova e ka një të mirë që nuk të le me kry argatën për një ditë, në Kosovë duhet me e kry argatin tonë jetën dhe unë po e them që në partinë demokratike të Kosovës duhet punohet tërë jetën pa marrë parasyshë në cilën pozitë që mund të jemi dhe ne që jemi sot këtu, jemi argatë të partië demokratike, por mbi të gjitha në shërbim të qytetarëve.”Tash e kemei emërtuar Dekadën e Re dhe besoj që shumë nga ne e kemi kuptuar, para kësaj dekade të re kanë qenë dy dekada të tjera, dekada e lirise dhe dekada e pavarësisë, pa lirinë e Kosovës nuk kishte ardhë pavarësia dhe pa pavarësinë e Kosovës nuk do vinte dekada e re”, tha Kuqi.

Katër kandidatët e PDK-së të cilët po garojnë për të parin e degës së Lipjanit, janë: Fitim Selimi, Florent Hoxha, Hyzer Rizani dhe Lulzim Rrustemi.

Konventa zgjedhore e PDK-së është hapur më 10 tetor 2018.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and text
Image may contain: 4 people, people standing
Image may contain: 7 people, crowd and indoor

LEXO EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme