PDK-ja mban mbledhjen e kryesisë në Prizren, në nder të Lidhjes Shqiptare

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që ditën e mërkure, në nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore të PDK-së në kryeqytetin historik të Kosovës.

Lideri i PDK-së po ashtu ka ftuar konferencë për medie duke mbajtur adresim nga Prizreni.

Sipas agjendës zyrtare për media, Veseli do të vizitojë edhe ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe do të vizitoj ndërtesën e muzeut të burgut të luftës së vitit 1945.

Kjo është agjenda e plotë:

1. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vendosë lule tek ndërtesa e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Koha: 10:00

Vendi: Prizren

2. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, viziton ndërtesën e muzeut të ish-burgut komunist.

Koha: 10:30

Vendi: Prizren

3. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban mbledhjen me Kryesinë Qendrore të PDK-së.

Koha: 11:00

Vendi: Selia e PDK-së në Prizren

4. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban konferencë për media.

Koha: 11:15

Vendi: Vendi: Selia e PDK-së në Prizren

Të ngjashme