PDK-ja mbledh kryesinë në ora 10

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 09:25 | Nga

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bisedohet për zhvillimet e fundit në vend, bëjnë të ditur burimet e lajmi.net brenda PDK-së.

Mbledhja do të mbahet në të njëjtën kohë kur është caktuar të mbahet edhe seanca për konstituimin e Kuvendit në të cilën koalicioni PAN mbrëmë në një takim në mesnatë vendosi përfundimisht ta bojkotojë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme