PDK-ja mohon se do të futet në qeveri në rast të daljes së AAK-së

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Bashmir Xhemaj, zyrtar për komunikim në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mohuar se partia ku bën pjesë do të futet në Qeverinë Hoti.

Xhemaj përmes një postimi në Facebook i ka quajtur gënjeshtra lajmet se do PDK-ja do të zëvendësojë AAK-në në Qeveri, parti që ka paralajmëruar largimin në rast të një marrëveshje në Uashington, që cenon interesat e Kosovës.

“Është gënjeshtër lajmi se PDK-ja do të futet në qeveri dhe do ta zëvendësojë AAK-në”, ka thënë Xhemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme