PDK-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, LDK-ja kundër

Prishtinë | 09 Mar 2017 | 12:33 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Nait Hasani ka ngritur edhe njëherë në seancë çështjen e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Kjo gjykatë trajton vetëm ushtarët e UÇK-së, nuk trajton asnjë rast të serbëve që kanë bërë krime në Kosovë. Kjo Gjykatë të jetë pjesë e Kosovës dhe të jetë për juridiksionin për krime. Po kërkoj që kjo çështje të jetë pjesë e seancës së sotme”, ka thënë ai.

Për këtë çështje ka folur edhe Zenun Pajaziti i cili ka thënë se edhe pse nuk është proceduar në seancë ka thënë se e mbështesin një kërkesë të tillë, raporton Ekonomia Online.

“Kjo temë është një ndër temat më të përfolura dhe më të ndjeshme. Jemi me i dhënë dritën jeshile për plotësim ndryshimin e ligjit”.

Ismet Beqiri ka deklaruar se kjo çështje nuk mund të futet në procedurë, por ka thënë se janë pro debatit.

“Është çështje e Kuvendit. Sa i përket debatit ka mundësi të bëhen por sa i përket procedurave ligjore nuk mund të bëhen”.

Glauk Konjufca deklaroi se koalicioni i mazhorancës e ka votuar këtë Gjykatë.

“Pse po bëni gjëra tash vonë me i rregulluar. Ne e kemi thënë se ajo është gjykatë e njëanshme. Është gjykatë një etnike. Është përmbi institucionet e Kosovës, funksionon përmbi drejtësinë e Kosovës. Ku i patët mendt në kokë atëherë me votu Gjykatën Speciale. E keni bërë amendament kushtetues. Keni vendosur një gjë të tillë, ndërsa tash kjo nuk mund të zhbëhet pa Listën Serbe”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se nëse duan ta zhbëjnë Gjykatën Speciale duhet të bëhet me konsensus të të gjitha partive.

Daut Haradinaj ka theksuar se kanë qenë kundër dhe do të jenë kundër kësaj gjykate etnike.

“Nëse me të vërtetë e keni seriozisht me ba debat për atë ligj ne do ta votojmë dhe do të kontribuojmë në këtë”, ka thënë ai.

Enver Hoti, deputet nga Nisma  ka thënë se kjo gjykatë është drejtuar njëanshëm për të gjykuar vlerat tona historike të kombit tonë.

” E mbështesim iniciativën për ndryshime por është për tu befasuar se si disa deputetëve iu duknin pak një dorë por edhe që të dyja me i ngrit për ta votuar këtë gjykatë. Nëse kjo iniciativë mbetet sa për sa për sy e faqe më mirë është të mos fillohet fare e me i mashtrua veteranët” ka thënë ai.

Të ngjashme