PDK-ja premton 2 milionë euro përkrahje për bizneset në Prizren

Prizren | 05 Tet 2017 | 18:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë prezantuar Programin për Zhvillimin Ekonomik të Prizrenit.

Veseli ka thënë se Shaqir Totaj ka një program shumë konkret zhvillimor për qytetin prej 17 prioriteteve dhe 55 premtimeve, të cilat janë të matshme dhe jo megalomane, sepse i tillë është edhe vetë Shaqiri dhe ato që premton edhe i realizon.

“Fondi për Zhvillim Lokal prej 2 milionë euro, pas një vlerësimi, sipas gjendjes dhe nevojave të Prizrenit do të drejtojë edhe shpërndarjen e nevojshme të përkrahjes. Fondi fillestar do të përkrah edhe bizneset e reja dhe inovative të të rinjve dhe grave”, ka thënë Veseli.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve në Prizren, sipas të parit të PDK-së, është edhe turizmi për të cilin kryetari Totaj ka një plan konkret për shfrytëzimin sa më të madh të potencialit turistik të Prizrenit, duke nisur nga ai historik e malor.

Ndërsa, kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se nga ky fond është planifikuar të përfitojnë edhe bizneset ekzistuese duke rritur kapacitetet e tyre prodhuese, eksportuese dhe absorbuese të granteve nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Ky fond do të jetë transparent dhe do të menaxhohet nga njerëzit e Komunës së Prizrenit dhe nga opozita e ardhshme”, ka thënë Totaj.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit ka premtuar se do t’i ndërlidh edhe kuadrot e reja me tregun e punës përmes organizimit vjetor të Panaireve të Punës.

Në shërbim të zhvillimit ekonomik të Prizrenit, Totaj ka thënë se do ta funksionalizojë edhe qendrën e bizneseve në dalje të Prizrenit dhe zonën industriale.

“Për herë të parë do të organizojmë edhe Konferencë të Investimeve të Jashtme në Prizren”, ka thënë ai.

Gjithashtu, kandidati i PDK-së për Prizrenin ka premtuar edhe krijimin e Prizren Hackspace, që do të shërbejë si inkubator i të rinjve për të shkëmbyer ide kreative dhe dije, duke u mbështetur drejtpërdrejt nga Komuna e Prizrenit.

Kanidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit ka premtuar edhe rritje të subvencioneve për fermerët e Prizrenit.

Ai ka premtuar edhe faljen e borxheve të grumbulluara për shkak të mospagesës së taksës komunale.

Të ngjashme