PDK-ja shihet si parti e vetme që ka interes për zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 08:11 | Nga

Rrëzimi i Qeverisë do të duhej të pasonte menjëherë pas finalizimit të votimit në seancën për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është vlerësim i vëzhguesve të zhvillimeve politike, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, ata e shohin PDK-në si të vetmin subjekt të interesuar për zgjedhje të parakohshme.

Kur flasin për rrëzimin e Ekzekutivit, rikujtojnë zhvillimet që e kanë prodhuar koalicionin qeverisës, përfshirë qëndrimet e ndryshme që, për këtë çështje, i kanë proklamuar deri tash partnerët e koalicionit. PDK-ja, subjekt kryesor në pushtet, në pjesën e parë të vitit të shkuar, i pati bashkuar votat me opozitën e atëhershme, për të mbështetur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës ishte.

Këtë votë e kishte justifikuar me mungesën e “vendimmarrjeve të mëdha” nga Qeveria që drejtohej nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e veçmas me mungesën e vendimmarrjes që lidhej me demarkacionin me Malin e Zi. Opozita, pjesë e së cilës ishte edhe AAK-ja dhe Nisma, që tani bashkëqeverisin me PDK-në, gjatë gjithë mandatit të shkuar kishin demonstruar rezistencë të fortë kundër Marrëveshjes së kufirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme