PDK-ja shpalos në Has programin e Fillimit të Ri

Prizren | 05 Qer 2017 | 16:35 | Nga

Hasi ka qenë porta dhe dritarja e lirisë së vendit tonë, do të vazhdojë të mbetet prioritet nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në qeverisjen e ardhshme.

Para qindra qytetarëve hasjan të mbledhur në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Gjonaj, kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, nga komuna e Prizrenit.

“Nxitja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm do të jetë bosht i zhvillimit ekonomik për stimulimin dhe dinamizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Kosovës, e me theks të veçantë ato në rajonin e Hasit e të Prizrenit, krijimi dhe dinamizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të përkrahet në dy aspekte: në krijimin e aftësive ndërmarrëse, si dhe përkrahjen për të mundësuar qasje në kapital”, ka theksuar kandidati për deputet i kësaj ane, Nezir Çoçaj.

“Programi Fillimi i Ri synon që të hartoj dhe të zbatoj një listë dhe një plan  për nxitjen dhe zbatimin e qindra projekteve investive në mbarë Republikën e vendit tonë, duke i mundësuar investitorëve të huaj me anë të partneritetit publiko-privat”.

“Rajoni i Hasit ka ndryshuar me ardhjen në pushtet të PDK-së, është përmirësuar dukshëm infrastruktura rrugore, duke instaluar rrjetin e kanalizimit si dhe të ujësjellësit, janë ndërtuar shkolla, ambulanca e shumë projekte tjera, të cilat e kanë përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës për banorët e mbarë rajonit të Prizrenit e me theks të veçantë atij të Hasit”.

“Hasi ka qenë për dekada porta e lirisë dhe e mbështetjes së luftës për çlirimin e vendit, andaj vota për Partinë Demokratike të Kosovës do jetë votë për të zhvilluar edhe më tej shtetin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme