PDK-ja s’ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve – Tahiri: Pastërtia e luftës së UÇK-së është dëshmuar

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se tema e hapjes së arkivave të UÇK-së, është zhvendosur nga Beogradi në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur ngase në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës.

“Më duket e pabesueshme që një diskurs i tillë nga Beograd po zhvendoset në Kosovë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur ku në disa raste është shfaqur pafajësia e luftës së UÇK-së”.

“Më duket një deklaratë e pabesueshme që deri dje është diskutuar në Beograd të diskutohet edhe në Kosovë”, tha Tahiri.

“Në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK dhe e kemi obligim që t’i mbrojmë këto vlera. Do t’i shohim në vazhdimësi një tendencë të Serbisë që të hap tema të tilla”, tha ai.

Tahiri ka thënë se nuk kanë pasur kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve, raporton EO.

“Deri më tani PDK-së nuk i është drejtuar asnjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne kemi pas propozim për shkurtim të fushatës. PDK do të jetë pjesë e takimit të ftuar nga presidentja dhe pastaj do të shohim”.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së parë të Kryesisë në sesionin vjeshtor.

Të ngjashme