PDK-ja tërhiqet në bastionin e saj, pas kandidimit të Bekim Jasharit

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 01:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Pas dorëzimit të listave me kandidatë në KQZ, Blerand Stavileci tha se PDK-ja do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Jasharit, pjesëtar i familjes Jashari nga Prekazi.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesë plotësisht kandidimin e Bekim Jasharit”, tha Stavileci, i pyetur nga Ekonomia Online.

Stavileci ka lexuar emrat e të gjithë kandidatëve të PDK-së për kryetarë të komunave të Kosovës.

Ata janë: Shaqir Totaj (Prizren), Valdete Idrizi (Mitrovicë), Hajdar Beqa (Gjakovë), Sabiha Shala (Pejë), Agim Aliu (Ferizaj), Lirak Çelaj (Prishtinë), Zenun Pajaziti (Gjilan), Sokol Bashota (Klinë), Idriz Vehapi (Rahovec), Ramiz Lladrovci (Drenas), Ismet Hajrullahu (Lipjan), Blerim Xhemajli (Suharekë), Nysret Kelmendi (Obiliq), Adem Zogiani (Fushë-Kosovë), Shaban Shabani (Sharr), Hajredin Hyseni (Podujevë), Emin Krasniqi (Dardanë), Besim Ilazi (Kaçanik), Naim Ismajli (Shtime), Fikri Hasani (Shtërpcë), Fadil Gërbeshi (Artanë), Beqir Sadikaj (Istog), Besim Halimi (Viti), Ferit Idrizi (Vushtrri), Mursel Gashi (Malishevë), Florim Shkreta (Han i Elezit), Fatos Shala (Junik), Blerand Kadrijaj (Deçan), Gonxhe Qaushi (Mitrovicë e Veriut) dhe Naser Shabani (Kllokot).

Stavileci theksoi faktin se tri nga kandidatet janë femra, ndërsa 80 për qind e kandidatëve të kësaj partie që garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit do të jenë emra të rinj.

Të ngjashme