PDK-ja tërhiqet nga draft-rezoluta për dialogun

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr nga draft- rezoluta të cilin e kishin prezantuar në seancën e kaluar për raportimin e kryeministrit Hoti në kuvend për dialogun.

Kjo draft- rezolutë ishte paraparë që të votohej sot, por deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se do të tërhiqen, ka një situatë tjetër politike.

”Ne ditën kur kishim seancën e raportimit të kryeministrit për dialogun në Kosovës ishte një situatë politike tjetër, se ishte para se të ndodhte deklarimi i Prokurorisë për aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit. Normalisht se një çështje e rëndësishme siç është dialog”.

”Dhe ky kontest tashme nuk është i nyejt dhe ne propozuam një draft-rezolutë. Arsyeja ishte me takimin e paralajmëruar që duhej të mbahej me Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Tash e dim që ai takim është anuluar. Pra kemi potencialisht edhe një ndryshim të qasjes”.

”Ky proces që ka filluar kohë më parë pa dyshim që ka rëndësi të madhe dhe normalisht që një shtet serioz, e para së gjithash Kuvendi si institucioni më i lartë në vend nuk mun të rri anash dhe nuk mund të jetë vetëm një vend ku raportohet para dhe pas vizitave”.

”Rezoluta që ne kemi propozuar më shumë ka pas teknik se politik. Qëllimi ka qenë që të behët një far lloj obligimi ky raportim. Ne besojmë që Kuvendi duhet të këtë një qasje më gjithëpërfshirëse në kuptimin e mbikëqyrjes së këtij procesi”.

”Në këtë kuptim ne e tërheqim nga votimi dh diskutimi draft[rezolutën që e kemi propozuar në seancën në fjalë, dhe besojmë që duhet të jetë një rezolutë tjetër me ato që i thash”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme