PDK-ja thotë se nuk do ta votojë buxhetin

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk do ta votojnë buxhetin, raporton Ekonomia Online.

“Kam ngritur çështjen e ujësjellësit në Qirezit. Kam pritur që ai projekt do të figurojë në projekt buxhet. Kisha dashur me ditë çka ka ndodhur me ujësjellësin në fshatra të Qirezit”.

Edhe deputeti i PDK -së, Mërgim Lushtaku, tha se mes dy leximeve ka pasur komente që nuk janë mbështetur nga shumica.

“Rishikimi është më shumë kozmetik se përmbajtjesor”.

“Nuk ka as shtesa për fëmijë dhe as për qytetarë me nevoja të veçanta. Dhe nuk keni treguar që ky buxhet është për të gjitha komunat. Rritja e borxhit publik është shqetësues dhe po tregon që nuk keni aftësi m’i menaxhua. Edhe vetë iniciativat e ministrit Murati për kredi e rrit borxhin publik”.

Të ngjashme