PDK: Ahmeti tenderat po ua jep kompanive të VV-së

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 14:28 | Nga

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kritikuar udhëheqjen e komunës ku thotë se ka një varg shkeljesh në menaxhim.

Bujar Cakolli sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë në një konferencë për media ka thënë se Prishtina po ngulfatet nga klanet mafioze të LVV. Sipas tij prokuroia është ajo e cila do të duhej të niste procedura ngaj menaxhimit të VV-së

“ Në vend Prishtina të lulëzoj në zhvillim ajo ditë e më shumë po ngulfatet nga bizneset kriminale që po drejton kjo parti kështu duke i shantazhuar bizneset e ndryshme. Mjafton që prokuroria të nisë hetimet dhe të shikoj se cilat janë kompanitë që marrin punë nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu. Në vend të transformimit të Prishtinës në qendër ndërmarrësie, Prishtina sot  i ngulfatë bizneset prishtinase, jo vetëm duke mos e  lejuar zhvillimin e tyre, por duke i zhvatur dhe shantazhuar ato deri në falimentim. Mjafton që prokuroria të hetoj në komunën e Prishtinës, se cilat janë kompanitë që marrin punë nga komuna dhe lidhshmërinë e tyre  me Shpendin, Dardanin dhe kreun anarkist të VV dhe për ketë mund të iu  referohemi, kompanive që janë duke kryer punime në rrugët Garibaldi, Luan Haradinaj, platoja mbi Kurriz e shumë të tjera, projekte të cilat kanë filluar së ndërtuari para më shumë se një viti dhe ende nuk janë përfunduar,  dhe  kompanitë në fjalë  nuk sanksionohen sepse prapa tyre janë vetë LVV dhe anarkistet e tyre. Pra siç mund të shihet, sot  Prishtina po rindërtohet apo më mirë të themi po shkatërrohet nga kompanitë klienteliste  që janë të afërta me krerët e VV”.

Deka e PDK-së në Prishtinë ndër të tjera ka potencuar se kompanitë të cilat po punojnë në ndërtimin e platos së ‘Kurrizit’, në rrugën ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Garibaldi’, kanë lidhje të forta me VV-në.

“ Për këtë mund t’ju dëshmojmë se kompanitë që po punojnë në rrugën ‘Garibaldi’, në ‘Dardani’, dhe rrugën ‘Luan Haradinaj’, kanë lidhje me Shpend Ahmetin dhe vartësitë e tij. Këto kompani janë klienteliste sepse kanë bashkëpunim në mes vete, me një fjalë Prishtinë po shkatërrohet nga kjo udhëheqësi”, ka thënë Cakolli.

Ndryshe kjo degë ka kërkuar nga prokuroria që të hetohen kontratat e blera të banesave nga komuna e Prishtinës. Gjithashtu kjo nëndegë e PDK-së thotë se hetimet nga prokuroria nga komunës u ndërprenë nga klanet e kryetarit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme