PDK-ja zgjedh kryetarët e rinj në Han të Elezit dhe Zhur

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot dy kuvende zgjedhore në degët e Hanit të Elezit dhe atë të Zhurit, ku janë zgjedhur kryetarët dhe strukturat tjera drejtuese partiake nga qindra delegatë pjesëmarrës në procesin zgjedhor.

Në Han të Elezit, kryetar është zgjedhur Mehmet Ballazhi, ndërsa 31 anëtarë janë zgjedhur në Këshillin Drejtues të Degës dhe 6 delegatë për Konventën Qendrore.

Në emër të Komsionit Qendror të zgjedhjeve në PDK, të pranishmit i ka përshëntetur Ilir Gashi.

Ai tha se zgjedhjet në PDK po rikonfirmojnë bashkimin e gjitha gjeneratave dhe gjitha profesioneve që e duan zhvillimin e Kosovës nëpërmjet realizimit të platformës politike Dekada e Re dhe liderit Kadri Veseli.

“Po ndodhë një ribashkim i elektoratit të PDK-së, ku deri më sot kanë marrë pjesë mbi 40 mijë qytetarë që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor. PDK është në fund të procesit zgjedhor dhe suksesshëm po realizon qëllimin e saj se si do të duket në 10 vitet e ardhshme”, tha Gashi.

Në procesin zgjedhor në Degën e Zhurit, kryetar me shumicë të votave të delegatëve u zgjodh Bedri Hoxha, ndërsa po ashtu u zgjodhën 27 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.

Punimet e këtij Kuvendi zgjedhor të Degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi. Ai tha se procesi zgjedhor në PDK tregon nivelin më të lartë të demokracisë në parti, si dhe fuqinë politike të saj.

“PDK në këtë proces po reformohet dhe fuqizohet. Dekada e Re është platforma më e mirë që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe persoektivë të mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ministri Gashi.

Në ditët e ardhshme, PDK do të vazhdojë me mbajtjen edhe të dhjetëra kuvendeve të nëndegëve dhe degëve të saj anekënd Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme