PDK kandidon Blerand Kadrijajn për kryetar të Deçanit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 13:29 | Nga

Blerand Kadrijaj është kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit, në zgjedhjet lokale që mbahen gjatë vjeshtës.

Kadrijaj është propozuar nga dega e PDK-së në Deçan, derisa të hënën këshilli drejtues i kësaj partie ka pranuar kandidaturën e tij.

Deri më tash, në Deçan kandidatura për kryetar të komunës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit është konfirmuar nga Bashkim Ramosaj i AAK-së. Partia e këtij të fundit ka drejtuar së fundi këtë qytet deri në dorëheqjen e Rasim Selmanajt pas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati i PDK-së për Deçan, Blerand Kadriaj ka qenë këshilltar i ish ministrit Besim Beqaj, në kohen kur ai drejtonte dikasterin e Zhvillimit Ekonomik në qeverinë që drejtohet nga ish kryeministri Hashim Thaçi dhe PDK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme