PDK kërkon formimin e Komisionit Hetimor, Tahiri kërcënon se do ta bojkotojnë sërish seancën

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar dakordimin për themelimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për krizën energjetike në Kosovë.

Ai tha se krijimi i këtij Komisioni është një e drejtë kushtetuese dhje ligjore e opozitës.

 “Tash e dy muaj si parti opozitare me kërkesën e grupit parlamentar të PDK-së jemi duke u munduar që ta themelojmë një Komision Parlamentar Hetimor që do ta hetonte gjitha transaksionet, ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe shpenzimet e mbi 125 milionë eurove gjatë këtyre tre muajve. Pra kjo është një e drejtë e jona kushtetuese, një e drejtë e jona e cila na e garanton edhe Ligji për Hetim Parlamentar”, ka thënë ai.

Sipas tij, hetimi parlamentar është instrumenti i vetëm i opozitës që ushtron kontroll ndaj Qeverisë dhe mazhorancës.

“Hetimi Parlamentar është instrumenti i vetëm i opozitës që ushtron kontrollin ndaj mazhorancës dhe ndaj Qeverisë së Kosovës. Andaj sot si iniciues të Komisionit Hetimor  Parlamentar për hetimin e krizës energjetike kërkojmë edhe mbështetjen e grupeve të tjera parlamentare që të mos vazhdohet me këtë seancë. Edhe ashtu është ftu pa dakordimin e opozitës”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se nëse  s’themelohet ky Komision seanca nuk duhet të mbahet.

“Ta konsitutojmë themelimin e Komisionit Hetimor sepse në të kundërtën nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojmë me një normalitet parlamentar kur mohohet një e drejtë fundamentale e opozitës për ta ushtruar funksionin si opozitë”, deklaroi më tutje ai.

Të ngjashme