PDK kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 15:04 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen më 31 tetor, raporton Ekonomia Online.

“Ishim në një takim me presidenten Osmani, temë e takimit ishte mbajtja e zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti. Dua t’i them tri gjëra për këtë: Ne mendojmë që institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve do të duhej të kenë mjaftë kohë që procesi të jetë i përgatitur mirë, dhe kemi kërkuar që 31 tetori të jetë datë kur të mbahen zgjedhjet, meqë do të lejonte kohë për përgatitjen për zgjedhje”.

Kryetari Hoxhaj ka kërkuar nga presidentja e vendit që para se të shpallë datën e zgjedhjeve, të angazhohet maksimalisht në kompletimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

“Para se të merret vendimi për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve, kam kërkuar nga presidentja e vendit që të kompletohet me anëtarë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe Partia Demokratike e Kosovës ta ketë edhe anëtari i dytë në KQZ”.

Në fund, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike është duke i bërë përgatitjet e saj maksimale për këto zgjedhje. PDK deri më tani ka prezantuar tri kandidatura për kryetar të komunave në Prizren, Shtime dhe Fushë Kosovë.

Të ngjashme