PDK: Koshtova e mbështet Valdete Idrizin për kryetare të Mitrovicës

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 11:21 | Nga

Banorët e Koshtovës i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidates së PDK-së, Valdete Idrizit, për kryetare të Komunës së Mitrovicës. Ata janë shprehur të bindur se përvoja, suksesi dhe vizioni i gruas më të guximshme në Evropë, do jetë i frytshëm edhe për Mitrovicën.

Në anën tjetër, kandidatja e PDK-së e cila shoqërohej edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, tha se me 22 tetor merr fund qeverisja e atyre që e kanë degraduar Mitrovicën. “Me 22 tetor hapet një faqe e re për të gjithe ne, në mënyrë që bashkërisht të hapim shtigje për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie”, tha Idrizi.

Ajo theksoi se mungesa e vizionit, qasja e gabuar dhe qëllimi jo i mirë në qeverisje, ka bërë që në mandatin e fundit gjithçka të stagnoj në Mitrovicë. Ajo përmendi si shembull, Forumin e Mitrovicës që është thenmeluar prej saj, që siguron praninë e një delegacioni nga Mitrovica në konferencat vjetore dhe ku mundësi për mbështetje për një numër të projekteve, por qëgjithnjë kanë dështuar meqë kryetari i komunës nuk ka gjetur kohë për ta.

Idrizi tha se do ta ndryshoj këtë qasje.“Me energjinë dhe shkathtësinë tonë do të ndërmarrim hapa për t’i mbajtur mitrovicasit në Mitrovicë, që të mos bëhen emigrantë për të hyrë në vendet e BE-se, duke zbrazur Mitrovicën dhe kapitalin e saj njerëzor dhe duke parandaluar një të ardhme të zymtë”.

Ndryshe në kuadër të aktiviteteve të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ajo ka mbajtur takime edhe në Kqiç, Urë të Gjakut, lagjen “2 Korriku” etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme